English

“I çmendur”- Shqiptari përballet me nënën e viktimës në gjykatë: Nuk doja ta vrisja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një shtetas shqiptar i quajtur Fisnik. H ka pranuar akuzat se ka qëlluar për vdekje një 31-vjeçar me origjinë turke në Gjermani.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur më 27 qershor të vitit 2022. Pas një mosmarrëveshje, 24-vjeçari shqiptar ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës dhe është larguar. Viktima ka ndërruar jetë në spital, pas dy të shtënave që mori në gjoks.

Në seancën gjyqësore, i riu shqiptar pranoi akuzat duke thënë se ishte penduar dhe kërkoi falje. “Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar”, tha ai.

24-vjeçari u përball në sallën e gjyqit me nënën e viktimës, e cila në një moment ndërpreu seancën dhe e paralajmëroi: Kujdes! Thuaj të vërtetën, i çmendur.

Fisnik H., tha se ishte ndjerë i provokuar dhe i kërcënuar nga viktima. Sipas deklaratave të tij, e ka qëlluar 4 herë dhe është larguar nga vendngjarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?