Një 48-vjeçar i identifikuar si Orges (Dritan) Jahelezi, është arrestuar këtë të shtunë nga Policia e Shtetit. 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi rezulton i dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ai u shpall fajtor për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, dhe “Kryerje veprash penale nga organizata kriminale”.
“Si rezultat i një pune të mirorganizuar bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim policor, Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tempus”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi: Orges (Dritan) Jahelezi., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal’, “Prodhim e shitje narkotikesh”,dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”’, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Safet Bajrit, urdhërarrest për Astmer Bilalin
- Vrasja e xhaxhait të Ibrahim Licit, zbardhet motivi që çoi në pranga Safet Bajrin