I dënuar me 7 vite e gjysmë burg për drogë, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Decision”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.
Shtetasi Marko Bushi, një 46-vjeçar i shpallur në kërkim, ëshë arrestuar nga policia e Tiranës këtë të enjte.
Bushi rezulton i dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Decision”.
Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Haxhi Dalliu”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Marko Bushi, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar 46-vjeçarin, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve”, thueht në njoftimin e policisë.
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta