VIDEO| Aksident i frikshëm në Vlorë, makina fluturon në ajër e përplaset me pemën

4 Maj 2023 | 11:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, një automjet tip “Benz”, humbet kontrollin dhe fluturon në ajër duke përfunduar i përplasur me një pemë dhe me një kosh mbeturinash.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara e automjetit. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësorë.

Ngjarja ka ndodhur pak përpara mesnate, në një orar ku nuk ka pasur qytetarët të tjerë në rrugë, të cilët mund të ishin potencialisht të rrezikuar nga aksidenti në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026