I dënuar me mbi 10 vjet burg në Itali, arrestohet 29-vjeçari nga Mamurrasi me 3 emra
Forat operacionale në Policinë e Shtetit kanë arrestuar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar me me mbi 10 vjet burgim në Itali, për 5 vepra penale të rënda.
Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras.
Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
LEXONI GJITHASHTU:
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)