EMRI| I dënuar për vrasje në ‘96, arrestohet në portin e Vlorës 45-vjeçari

8 Maj 2023 | 09:22

Policia e Vlorës ka arrestuar një 45-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje.

45-vjeçari u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga Policia Kufitare e Vlorës, përmes inteligjencës informative, për tentativën e tij për t’u futur në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Vlorë kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, po tentonte të hynte në Shqipëri, nëpërmjet portit të Vlorës.

Bazuar në këto informacione shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle të detajuara, si rezultat i të cilave u bë kapja dhe arrestimi në hyrje, në portin e Vlorës, i shtetasit Edmond Panaori, 45 vjeç, banues në Fier.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 15.12.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 19.11.2012, të kësaj gjykate, vendim ky i rikthyer në fuqi në vitin 2021, nga Gjykata e Lartë, e cila e ka dënuar ketë shtetas me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet e 4 muaj.

Në vitin 1996, në fshatin Mbers, Fier, shtetasi Edmond Panaori ka vrarë me armë të ftohtë (thikë), shtetasin G. S.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026