I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff do të takohet me Putinin në Rusi

11 Prill 2025 | 15:53

Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe një ndihmës i lartë i presidentit Donald Trump, ka mbërritur në Rusi në një kohë kur tensionet diplomatike janë të larta, veçanërisht në lidhje me luftën në Ukrainë dhe bisedimet SHBA-Ukrainë që po zhvillohen në Uashington.

Vizita e Witkoffit gjithashtu vjen pas një takimi të nivelit të lartë në Bruksel, të organizuar nga Britania dhe Gjermania, për të diskutuar çështje të lidhura me sigurinë ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, njoftoi se Witkoff mbërriti më 11 prill në Shën Petersburg dhe do të vazhdojë për në Teheran për bisedime mbi programin bërthamor iranian. Peskov konfirmoi se Witkoff do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën, por nuk e specifikoi nëse do të diskutohet edhe çështja e Iranit apo tema të tjera.

Sipas raportimeve nga agjencia shtetërore ruse TASS, Witkoff pati një takim me Kirill Dmitriev, drejtor i Fondit Rus për Investime Direkte, një figurë e njohur dhe me lidhje të ngushta me Kremlinin. Të dy zyrtarët patën një takim në Uashington javën e kaluar, ku diskutan forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Vizita e Witkoffit ndodhi një ditë pas një takimi të zhvilluar në Stamboll mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike. Ky proces mund të çojë në rikthimin e stafit të ambasadave të dy vendeve, pas dëbimit të diplomatëve që ndodhi kur Rusia nisi invazionin në Ukrainë në vitin 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026