“I doli fjala Gjinushit”, Zhupa nxjerr videon: Qeveria ia plotësoi dëshirën me VKM

8 Qershor 2023 | 10:56

Ina Zhupa, ishte deputetja e cili mbajti fjalën e para në parlament këtë të enjte ku u diskutua për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Ajo nxori disa foto të ministres së arsimit Evis Kushi, e cila si ministre e arsimit, shpesh ka vlerësuar aktivitet e zhvilluara nga akademia dhe ka përgëzuar punën e bërë prej tyre.

Ajo gjithashtu nxori edhe foto të Skënder Gjinushit në kohën kur ishte ministër në vitin 1987 dhe tha se ai asnjëherë nuk e ka fshehur se ka dashur që donte ta mbyllte akademinë e studimeve albanaologjike dhe ta kthente atë në një aneks të Akademisë së Shkencave.

Zhupa nxori gjithashtu një video ku Skënder Gjinushi në vitin 2021 ka folur pikërisht për mundësinë e shkrirjes së këtij instituti, ai thoshte “ata kanë ikur nga Akademia e Shkencave me vendim qeverie, do vijnë te akademia e shkencave me vendim qeverie.

“Në vitin 2021, Gjinushi do të shprehte atë që do ndodhte. Kjo na thotë se reformat në këtë vend, i bën Skënder Gjinushi dhe se Ministër Arsimi paskemi disa vite pas sërish Skënder Gjinushin. I del fjala atij, dhe jo ministres Kushi. ai tha se ashtu si ikën me VKM ashtu do vinë me VKM dhe ju bëtë një VKM duke shkelur ligjin për t’i plotësuar dëshirat politike Gjinushit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026