Alibeaj: Në mbledhjen e kryesisë pati fjalë jo dhunë, ndjesë gazetarëve
Deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se PD duhet të marrë formën e funksionimit të saj.
Në një deklaratë për mediat para hyrjes në Kuvend, ai theksoi se në mbledhjen e Kryesisë së PD dy ditë më parë nuk ka pasur dhunë por vetëm fjalë.
Mes tjerash theksoi se kryetar do të jetë ai që do të votojnë demokratët
“Nuk ka pasur asnjë dhunë, ka pasur fjalë. Nëse secili prej jush është ndjerë i fyer apo në një situatë jo normale ju kërkoj ndjesë. Keni të drejtën tuaj për të thënë gjithçka çfarë keni. Por do ju kërkoja të nxirrni atë se çfarë është problem kryesor. Mbledhjes e Kryesisë duhet të bëhen në privatësi, por përsa kohë zhvillimet në PD janë çështje publike, po e them dhe unë opinionin tim. Do duhet një orë e më parë që PD të marrë formën e saj të funksionimit të saj. Kjo do të thotë se zgjatja e drejtimit të saj me kryetar të komanduar nuk ishte….
Mbështes një parti me rregulla statutore demokratike, me pushtete të ndara, me pushtete që kontrollojnë kryetarin. Ne kemi qenë në një situatë jo normale, shumë nga strukturat tona janë gjymtuara. Ka një moment që duhet ta fillojmë ta ndërtojmë, ta ndërtojmë në mënyrë optimale. Demokratët janë, anëtarësia është. Kërkohet një rindërtim i PD-së. Kryetar do të jetë ai që do të votojnë demokratët. Ka të drejtën për të kandiduar kushdo. Ta vlerësojnë ata nëse Basha do të jetë në krye të PD-së apo jo. Pse nuk keni besim ju tek vlerësimi dhe opinioni i demokratëve. Kosto për Shqipërinë është se ky vend nuk po shkëputet dot nga historia 30 vjeçare”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve