I gjenden 44 750 euro në çantë, procedohet penalisht 54-vjeçari në Kakavijë
Një 54-vjeçar është proceduar penalisht nga policia kufitare në Kakvijë, pasi iu gjet në çantë një shumë prej 44 750 euro.
Policia ka sekuestruar shumën e parave ndërkohë që materialet u referuan në prokurori për veprën penale e mosdeklarimi të të hollave në kufi.
“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Dh. P., gjetën 44 750 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve, strukturat hetimore të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. P., 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan, Gjirokastër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë