I gjetën në banesë kokainën gati për shitje, përfundon me pranga 40-vjeçari

30 Maj 2024 | 09:04

Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrolleve në banesë i gjetën kokainë të paketuar e të bërë gati për shitje.

Dyshohet se ai pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “White”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. H., 40 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026