I grabiti me dhunë telefonin dhe portofolin qytetarit, arrestohet 28-vjeçari

11 Qershor 2025 | 13:20

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për grabitjen me dhunë të një qytetari në lagjen nr. 13, në rrugën “Pavarësia”, gjatë orëve të natës.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, menjëherë pas marrjes së denoncimit, organizuan punën hetimore dhe arritën të identifikojnë dhe ndalojnë autorin e dyshuar, shtetasin R. Z., banues në Durrës, i cili rezulton me precedentë penalë të mëparshëm për vjedhje.

Hetimet tregojnë se 28-vjeçari i ka marrë me dhunë portofolin dhe celularin një shtetasi 38-vjeçar. Po ashtu, rezulton se më datë 5 qershor 2025, R. Z. ka kryer edhe një tjetër vjedhje të një celulari ndaj një personi tjetër.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026