“I kapur me drogë”| Prokuroria reagon pas kërkesës së PS për çregjistrimin e Tushas
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar në lidhje me kërkesën e Partisë Socialiste në KQZ për çregjistrimin e kandidatit të koalicionit Bashkë fitojmë në Shijak, Rezart Tushe, si subjekt që preket nga ligji i dekriminalizimit.
Në kërkesën e depozituar në KQZ, Partia Socialiste thotë se është vënë në dijeni të fakteve se kandidati Rezeart Tusha, rezulton i dëbuar nga Zvicra në kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke ju ndaluar hyrja në Zvicër për pesë vite, një vepër penale kjo që sipas ligjit të dekriminalizimit të skualifkon nga gara për kryetar bashkie.
Prokuroria bën me dije se në lidhje me subjektin Tusha është dërguar kërkesa për marrjen e informacionit nga autoritetetzviceriane, të cilat kanë refuzuar ta japin pasi nuk kemi të bëjmë me një hetim penal.
Prokuroria bën me dije se po shqyrton të gjitha rrugët e mundshme ligjore për administrimin e informacionit që i shërben këtij procesi.
“Në Prokurorinë e Përgjithshme, mbi bazën e kërkesës së ardhur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, është regjistruar me nr.49, viti 2021, procesi i verifikimit të thelluar për subjektin vetëdeklarues, Rezart Xhelal Tusha, bazuar në Ligjin nr.238/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Në kuadër të verifikimeve të kryera, rezulton se autoritetet gjyqësore zviceriane, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, kanë refuzuar t’i përgjigjen kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për dhënien e ndihmës së ndërsjelltë juridike, për shkakun se informacioni nuk është kërkuar në kuadrin e një procesi penal ndaj subjektit në fjalë.
Në vijim të sa më sipër, duke synuar përdorimin e të gjitha rrugëve të mundshme ligjore për administrimin e informacionit që i shërben këtij procesi, Sektori i Dekriminalizimit ka vazhduar të kryejë veprime të tjera për verifikimin e plotë për subjektin vetëdeklarues. Me përfundimin e tyre rezultatet e verifikimeve do t’i dërgohen KQZ”, njofton prokuroria.
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës