I kërcënoi babain, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë një 47-vjeçar italian

29 Dhjetor 2023 | 17:46

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë për tentativë vrasjeje ndaj një 47-vjeçari italian.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, dy shqiptarët nën akuzë janë babë e bir.

Po ashtu mësohet se shtetasi italian kishte kërcënuar me thikë 50-vjeçarin shqiptar, të cilit i erdhi në ndihmë djali i tij, 20 vjeç.

Konflikti degradoi më tej, ku 20-vjeçari goditi me thikë shtetasin italian në gjoks. I plagosuri u transportua me urgjencë për në spital ku iu nënshtrua një operacioni.

Menjëherë pas ngjarjes, policia italiane ka arrestuar dy shtetasit shqiptarë, babë e bir, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026