I propozoi Berishës emrin e tij për Këshillin Bashkiak të Tiranës? Flet Ilir Meta
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se lajmi që qarkulloi se i ka propozuar kryedemkratit Sali Berisha, emrin e tij për të kandiduar për kryetar të Këshillit të Bashkiak të Tiranës, ka dalë nga qeveria e Edi Ramës.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Berishën, Meta u shpreh se të dyja forcat politike kanë shumë emra të sprovuar dhe të jashtëzakonshëm në mbrojtje të interesit publik.
“Se çfarë del nga korridoret e Fugës, kjo nuk është një përgjegjësi e jona. Por koha e bunker bashkive ka përfunduar njëherë e përgjithmonë. Kanë falimentuar shumica e bashkive, ndërkohë që kishte 100% të pushtetit. Sa i takon emrave që ju keni merak, në çdo rast, siç e tha edhe doktori, nuk do të ketë persona hije, as të qeverisë dhe as të bashkisë.
Do jenë garant të llogaridhënies dhe padiskutim që kemi shumë emra të sprovuar dhe të jashtëzakonshëm në mbrojtje të interesit publik”, theksoi ai.
Mesditën e sotme, Meta dhe Berisha firmosën marrëveshjen për zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm.
Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, Meta dhe Berisha dakordësohen në 6 pika, midis të tjera nënvizohet se në zgjedhje do të hyjnë me kandidatë të përbashkët.
Po kështu, Këshillat Bashkiakë, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë.
LEXONI GJITHASHTU
Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 09:39 Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
- 09:16 Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore