I kërkuar në Itali për vrasje të punonjësve të Policisë, arrestohet ‘UFO’ në Tiranë

3 Nëntor 2022 | 22:52

Është arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë Ilir Paja, 49-vjeç, i shumëkërkuar në Itali për vrasje të punonjësve të Policisë.

Ilir Paja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet Italiane pasi Gjykata e Apelit Milano/Itali, e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.

Lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit u bë në Laprakë nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë vijon punën për plotësimin e dokumentacionit me qëllim ekstradmin e 49-vjeçarit drejt Italisë.

Ilir Paja, i njohur edhe me pseudonimin “Ufo”, është një person i njohur për drejtësisë shqiptare. Ai ka qenë vite më parë i arrestuar dhe dënuar edhe në Shqipëri për plagosjen e rëndë të një efektivi të njësisë operacionale të policisë më 6 Mars 2008.

Ai njihet me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi është arratisur 2 herë nga burgu në mënyrë spektakolare.

Në vitin 2017 u lirua nga burgu nga gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha në lirim me kusht.

Ilir Paja

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026