“I lutem shtetit të na ndihmojnë”, thirrja e vëllait për 65-vjeçarin e zhdukur prej katër ditësh

7 Shkurt 2026 | 18:46

Prej katër ditësh, në shtratin e lumit Vjosë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine. Ai është larguar pa adresë nga banesa më 3 shkurt, ndërsa humbja e tij është denoncuar nga familjarët në policinë lokale.

65-vjeçari punonte si bari në zonat buzë lumit Vjosë, çka ka ngritur dyshime se ai mund të ketë rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit. Në operacionin e kërkimit janë përfshirë palumbarët e RENEA-s, efektivë të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e emergjencës.

Krehja e shtratit të Vjosës po zhvillohet në një terren të vështirë, për shkak të rrymave të forta të ujit dhe kushteve natyrore. Familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit.

“Ai kishte disa dele, i kulloste çdo mëngjes në zonën anës Vjosës dhe pasdite i merrte. Në kohën që është kthyer pasdite, për të nxituar i ka rrëshqitur këmba, siç na thanë, ndërsa pamë edhe vetë vendin”, thotë vëllai i tij, Agron Dine.

Në një tjetër apel, vëllai i 65-vjeçarit kërkon ndihmë nga institucionet dhe qytetarët.

“I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve që kanë marrë vesh këtë histori të bëjnë çfarë është e mundur, të na ndihmojnë për gjetjen e trupit.”

Të afërmit kërkojnë që kushdo që mund të ketë informacion, të kontaktojë strukturat përkatëse për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Deri në këto momente, 65-vjeçari Ylli Dine nuk është gjetur, ndërsa kërkimet në lumin Vjosë vijojnë.

https://streamable.com/k36tlv
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026