I marrin biznesmenit 6 mijë €, u prezantuan si përfaqësues të një funksionari vendor
Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi me anë të mashtrimit në mjetet e komunikimit, i janë prezantuar një biznesmeni si përfaqësues të një funksionari të një institucioni vendor dhe kanë përfituar një shumë prej 6 mijë eurosh.
Përmes noperacionit të koduar “Unknown”, të zhvilluar nga Komisariati Nr. 6, policia ka publikuar me pamje momentet kur dorëzohet shuma e parave.
“Shtetasit e identifikuar janë Ervis Belollari, 26 vjeç, i cili është arrestuar, dhe Arsen Matollari, 32 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Të dy dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përfituar 6 mijë euro nga biznesmeni, duke iu paraqitur si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor”, thuhet në njoftimin ne policisë.
Vijon puna për kapjen e 32-vjeçarit Arsen Matollari, dhe për dokumentimin e plotë të rastit ndërsa materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh