I mbijetoi coronavirusit, mësuesi britanik nga Kina rrëfen si u prek nga virusi vrasës
Shumë nga ne ndihen të fiksuar nga coronavirus, kjo për faktin se është një virus krejtësisht i ri dhe ndryshe nga një virozat e tjera, me të cilat jemi mësuar tashmë, ky virus ngjall një ndjesi paniku. Por cilat janë me të vërtetë simptomat e COVID-19, thënë nga njerëz të cilët e kanë kaluar vet dhe janë shëruar prej tij? Euronews Albania do të sjellë për ju një intervistë me Conner Reed, mësuesi nga Kina i cili e ka përjetuar vet se çfarë do të thotë të kesh coronavirus.
Rrëfimi i plotë i mësuesit britanik
Simptomat erdhën me faza. Në fazën time të parë kisha ftohje, dhe pas ftohjes u bëra më mirë dhe pata grip. Pas gripit u bëra sërish më mirë, këtu përparoi në një pneumoni.
Isha i sëmurë për rreth një muaj që nga nisja e deri në fund. Me infeksionin, pasi shumë njerëz kanë një ftohje, nuk ka shkak për alarm, dhe dalin jashtë duke infektuar shumë të tjerë pa e kuptuar.
Kur u paraqita në spital më 5 dhjetor, gjatë asaj periudhe… pasi spitalet në Kinë janë shumë efikase… bëra të gjitha testet më datë 5, dhe më datë 6 shkova për të marrë rezultatet. Me datë 6 më thanë se kisha një tip të ri infeksioni dhe se ata nuk ishin ende të sigurt se për çfarë bëhej fjalë.
Thjesht qëndrova i shtrirë dhe pushova. Në asnjë pikë nuk mendoja se ishte kërcënuese për jetën, përveçse një faze pneumonie. Kjo ishte koha kur unë u paraqita në spital pasi u kthye në diçka tepër serioze.
Është një rast që padyshim i prek njerëz të ndryshëm, në mënyra të ndryshme. Ndikon tek të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore me rëndë sesa mua.
Unë jam në Wuhan, që ndodhet në provincën e Hubei. Provinca në tërësi është në izolim, asnjë nuk mund të largohet, asnjë nuk mund të hyjë. Qyteti është akoma më i izoluar, aty kemi kontrolle të vazhdueshme, nuk mund të shkojmë në dyqane. Është shumë serioze në fakt, janë vendosur logjistika që furnizojnë njerëzit me ushqime, me gjëra të cilat u nevojiten atyre për të mbijetuar.
Qeveria qendrore nuk kishte dijeni për një kohë të gjatë, ishte qeveria lokale ajo që ishte në dijeni dhe e mbajti të fshehtë nga qeveria qendrore.
Mënyra se si funksionon kjo është se ke qeveri kombëtare dhe ke provinca. Çdo provincë ka qeverinë e saj lokale dhe nga qeveria lokale ke guvernatorë. Guvernatori i Wuhan dhe ai i Hubei janë hequr nga pozicioni i tyre për mbajtjen fshehtë të këtij informacioni.
Kur qeveria qendrore u vu në dijeni të kësaj situate, kuptuan shkallën e gjendjes, dhe ishin mjaft të shpejtë në veprimin e planit të tyre.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:31 Mbrojtësi uzbek Khusanov i dhuroi një fanelë kameramanit me të cilin u përplas gjatë ndeshjes ndaj Kolumbisë
- 20:30 Protestuesi thirrje për bashkim përtej ndasive politike: Jemi këtu si shqiptarë
- 20:28 Reagon familja e Messit pas lajmit “fake” se babai yllit argjentinas ishte ndarë nga jeta
- 20:27 Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026
- 20:25 Muriqi rikthehet te Fenerbahçe
- 20:24 Meksika siguron kualifikimin dhe vazhdon rrugëtimin në shtëpi