I ngacmuan vajzën në Instagram, si ndodhi ngjarja me 3 të vdekur në Klos

13 Tetor 2022 | 10:21

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja me 3 vdekur në Klos, që ndodhi një ditë më parë.

Gazetarja Raziela Myslimaj raportoi nga Klosi, se ngacmimi në Instagram i vajzës së Fiqiri Mjeshtrit ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë.

Pak minuta para ngjarjes së rëndë, autori Fiqiri Mjeshtri së bashku me dy vëllezërit e tij u takuan përpara një lokali me Ilir Shirën, Kenado Shirën, Danjel Hasulën dhe Eglantin Hasulën.

Të 7 personat debatuan me njëri-tjetrin për pak minuta në lokal dhe më pas autori nxorri armën dhe qëlloi në drejtim të Ilir Shirës, Kenado Shirës, Danjel Hasulës dhe Eglantin Hasulës.

Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë Ilir dhe Kenado Shira, ndërsa të plagosur Danjel dhe Eglantin Hasula.

Autori u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me dy vëllezërit e tij dhe më pas u gjet i vetëvrarë në banesën e tij, në fshatin Dars.

Dy vëllezërit e Mjeshtrit janë arrestuar nga Policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026