“I njoh të gjitha shtetet dhe flamujt”, kush është 7-vjeçari i talentuar në Pogradec
Efektet negative të përdorimit të teknologjisë prekin më shumë fëmijët, të cilët ditët e sotme janë të orientuar më shumë drejt lojrave online. Ky fenomen po rrit konfliktet dhe bullizmin mes tyre. Por ka ende fëmijë që preferojnë të mësojnë librat dhe historinë e botës.
I tillë është 7-vjeçari Rajan Merruko nga Pogradeci. Që i vogël ai kishte dhunti për të mbajtur mend atë që i mësonte e ëma, por me kalimin e viteve, përmes një atlasi, 7 vjeçarit i lindi dëshira për të mësuar shtetet dhe kryeqytetet në mbarë botën.
Sot përmes flamujve, Rajani arrin të gjejë të gjitha kryeqytetet nëpër botë.
“Unë di të gjej flamujt, shtetet dhe kryeqytetet”, ka thënë 7-vjeçari Rajan
Nëna e Rajanit thotë se ai është djalë shumë i zgjuar dhe ka një memorie shumë të fortë, ndërsa tashmë pas kësaj faze do të fillojnë të punojnë së basku për të mësuar historinë e shteteve.
“E pikasa që i pëlqenin shumë shtetet dhe i di, i ka memorizuar shumë mirë ato. Tani do të fillojë të shikojë për historitë që kanë shtetet”, tha Paola Merruko, e ëma e Rajanit.
Rajani tashmë kërkon që ti prekë shtetet që ka mësuar, dëshira e tij është të vizitojë Ekuadorin pasi ka lexuar për një zonë ku njeriu nuk qëndron dot në këmbë dhe dëshiron ta vërtetojë këtë gjë.
“Mua më pëlqen të vizitoj Ekuadorin sepse aty është një vijë që quhet Ekuetër që po shkele aty, edhe mund te biesh, dhe unë dua të ik aty sepse dua ta provoj a është e vërtetë.
Rajani 7- vjecar edhe pse ende I vogël për të zgjedhur profesionin e së ardhmes, ka dëshirë që të bëhet officer policie me qëllim që të luftojë krimin dhe të vendosë drejtësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit