I njohuri si “Forrest Gump” i jetës reale gjen vdekjen pasi përplaset nga makina

17 Prill 2023 | 19:00

David Francis, i cili njihej si  “Vrapuesi i Litheland”, mbeti viktimë e një aksidenti të tmerrshëm pasi u përplasë për vdekje nga një makinë.

I dashuruari pas vrapit, i cili njihej edhe si “Forrest Gump of Bottle”, ishte 63 vjeç dhe dilte gjithnjë për të vrapuar me pantallona të shkurtra pavarësisht se si ishte moti.

Emrin Forrest Gump e mori nga filmi, ku personazhi kryesor, i luajtur nga Tom Hanks u bë i njohur nga vrapimi i tij i pandalshëm.

Francis  kishte dalë  si gjithnjë për ta vrapuar kur makina tip “Audi” e përplasi për vdekje.

Drejtuesi i makinës është larguar nga vendngjarja, ndërsa dyshohet se makina që ai drejtonte ishte e vjedhur.

Duke bërë homazhe në Facebook, një burrë i quajtur Chris Campbell tha:

‘Në një moment do të thoja se u fiksova pas tij. Sa herë që dilnim jashtë në makinë, unë gjithmonë do ta kërkoja duke thënë ‘ja ku ai është fëmijë -Njeriu vrapues i Litherland. Fëmijët e njihnin gjithashtu si LRM. 

Ai ishte një makinë, ai vraponte pa mundim, ai vrapoi vetëm për dashurinë e vrapimit. Ai ishte Forrest Gump i ditëve tona moderne. Unë nuk mendoj se ai në fakt e dinte se sa i famshëm ishte në vend. Ai ishte një legjendë dhe ai ishte legjenda jonë”,-tha fqinji i të ndjerit. 

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026