I përfolur si ministër i qeverisë së re, Bido: Rama është i paparashikueshëm
Deputeti i PS Ardit Bido tha në emisionin Now në Euronews Albania se emrat e qeverisë së re pritet të zbulohen vetëm ditën kur kryeministri ka vendosur, pra me 11 shtator.
I pyetur lidhur me zërat se ai do të jetë një nga ministrat e qeverisë Rama 4, Bido u shpreh se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë dhe se kryeministri ndër vite ka treguar se është i paparashikueshëm lidhur me zgjedhjet e tij.
“Mënyra si Rama ka funksionuar në vijimësi që e bën të paparashikueshëm në mënyrën si e ndërton ekipin. Në fund të procesit të ndërtimit të këtij ekipi lajmëron anëtarët e kabinetit dhe opinionin publik. Nuk ka të bëjë me emra të posaçëm, nuk janë vetëm ministra, por edhe pozicione të tjera si kryetari i kuvendit etj., që bëjnë një mozaik të gjerë se si do funksionojë në këtë 4-vjeçar qeverisja e PS me objektivin kryesor për integrimin në BE, është rasti i parë që kemi një shans kaq të afërt në 2027. Qeveria është më tej se kabineti qeveritar, është gjithë ky mozaik… Unë për vete nuk kam ethe, edhe shumë kolegë me të cilët kam kontakt nuk e kanë këtë problem”, tha Bido mes të tjerash.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet