I përfshirë në atentatin e ish-prokurorit Arjan Ndoj, GJKKO vendos për Amar Shkëmbin

15 Tetor 2025 | 13:24

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oganizuar ka vendosur vijimim e masës së sigurimit “arrest në burg” për Amar Shkëmbin, i cili u ekstradua nga Dubai të martën.

Shkëmbi akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ai është një nga 11 personat e dyshuar për pjesëmarrje në organizimin e atentatit të ndodhur në 1 nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, teksa mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoj, aktualisht deputet i PD-së, Aleksandër Laho i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit” dhe Andi Maloku, shofer i ish-prokurorit i cili humbi jetën në spital një javë pas atentatit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026