I propozohet të kandidojë në primare për Korçën, por Eleina Qirici refuzon

8 Nëntor 2022 | 14:26

Eleina Qiricit i është propozuar për kandidate për primaret e kryetares së Bashkisë Korçë.

Lajmin e ka bërë vetë me dije në një postim që ka bërë në rrjetin social “Facebook’ duke njoftuar se një propozim të tillë nuk e ka pranuar.

Ajo thotë se nuk do të kandidojë për kryetare të Bashkisë Korçë, ndërsa ka theksuar se do i bashkohet protestës së 12 nëntorit para kryeministrisë.

“Falenderoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej jush që më ka propozuar në strukturat politike të Partisë Demokratike Dega Korçē, si kandidate për Primaret e Kryetarit të Bashkisë! Falenderoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej jush që më keni shkruar apo telefonuar për t’ju përfaqësuar në këtë garë! Ju vlerësoj maksimalisht! Por, dua të ndaj me ju vendimin tim për të mos kandiduar për Kryetar Bashkie të Korçës. Korça DUHET tu kthehet banorëve të saj, ti jepet FUND tenderave korruptive dhe gllabërimit të pronave / mjediseve në kundërshtim me interesin e komunitetit.

Referendumi lokal është domosdoshëri! Ndaj do të jemi bashkë në këtë proces për të siguruar një garë dinjitoze në primare dhe fitoren e forcës sonë politike!12 Nëntor tek Kryeministria! Me respekt, Eleina”- shkruana ajo.

Kandidatët e Partisë Demokratike për primaret në Bashkinë Tiranë janë:

  1. Adriana Kalaja
  2. Belind Këlliçi
  3. Enkelejda Fejzo
  4. Fatmir Merkoci
  5. Gerti Bogdani
  6. Ilir Alimehmeti
  7. Julian Deda

Deri më 13 nëntor, është koha që i jepet në dispozicion, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të filtruar të gjithë kandidaturat.

3 dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026