I regjistruar si republikan, kush është 20-vjeçari që tentoi të vriste Donald Trump
Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park i Pensilvanisë si personin e përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
NBC News raportoi se të dhënat e votuesve të Pensilvanisë tregonin Thomas Matthew Crooks, me të njëjtën adresë dhe datëlindje, si një republikan i regjistruar, megjithëse ishte e paqartë nga të dhënat se kur ishte regjistruar.
Sipas New York Times, Crooks nuk kishte një histori kriminale të pasqyruar në të dhënat e gjykatës publike të Pensilvanisë. Sipas The Tribune-Review , ai përfundoi arsimin e mesëm në shkollën e Bethel Park në vitin 2022, pasi kishte marrë një “çmim” prej 500 dollarësh pas diplomimit nga Iniciativa Kombëtare e Matematikës dhe Shkencës.
FBI nuk ka konfirmuar nëse Crooks ka vepruar i vetëm në kryerjen e sulmit. Ata ende nuk e kanë zbuluar motivin e tij dhe po ndjekin pista të shumta.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë