I riu masakrohet me thikë në mes të Bllok-ut, policia: Nuk e fshehëm ngjarjen
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën që lamë pas në një loakal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, për të cilën policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se një 40 vjeçar, i identifikuar si Eder Dorzi, është qëlluar me thikë nga dy persona, të cilët i janë afruar në tavolinë si miqtë e tij.
Bëhet me dije se i plagosuri është transportuar te Trauma, ku ndodhet edhe sot duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy autorët të cilët qëlluan me thikë ndaj 40-vjeçarit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës. Në trupin e 40-vjeçarit janë konstatuar 16 goditje me thikë në të gjithë trupin.
Burime nga spitali i traumës bëjnë me dije se Dorzi aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar këtë të martë dhe policia e cila thekson se ngjarja nuk u bë publike për arsye hetimore.
“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policië.
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa