I riu ndërron jetë në paraburgim, i vëllai: Na e mbajtën 2 ditë të fshehtë

6 Prill 2023 | 14:03

38-vjeçari Renald Tahiri ka ndërruar jetë dy ditë më parë në ambientet e burgut 302 në Mine Peza në Tiranë, pasi ishte arrestuar për vjedhjen e një biçiklete.

Në një intervistë për Euronews Albania vëllai i tij, Renis Tahiri tha se autoritetet ua kishin mbajtur të fshehtë për 2 ditë vdekjen e të vëllait.

Ai tregoi se i vëllai ishte arrestuar në 26 mars, në fundjavë prindërit nuk kishin pasur informacione rreth tij ndaj i ati kishte shkuar  ditën e hënë në burg, ku i kishin thënë sa kishte ndërruar jetë nga një atak kardiak.

“Renaldi është arrestuar në 26 mars dhe deri të enjten e kemi ditur që ka qenë gjallë, të hënën ka shkuar babi të kërkojë informacion dhe i kanë thënë se ka vdekur ne dielën në darkë. Na kanë thënë arrest kardiak, është bërë autopsia, nuk ka dalë asnjë rezultat. E kemi shtëpinë shumë afër me rajonin 3 dhe askush nuk na lajmëroi. Unë qëndroj jashtë vendit, e kam kapur varrimin në momentin e fundit, para se ta fusnin në gropë. Renaldi ka qenë përdorues droge, i kërkoj falje kujtdo që mund t’i ketë rënë në qafë, kë mund të ketë vjedhur, nuk ka dashur t’i bëjë. E kishte filluar drogën që 12 vjeç”, tha i vëllai i viktimës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026