48 orë paraburgim, kreu i federatës së Kosovës përfundon në spital pas arrestimit
Presidenti i federatës së futbollit në Kosovë është arrestuar. Agim Ademi i cili është edhe babai i këngëtarit të njohur Capital T. Sipas raportimit të gazetarit ai është i akuzuar për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe shmangie e tatimit.
Gazetari Leart Svelça ka thënë gjithashtu se presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë pas arrestimit është shoqëruar në spital, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin, ndaj është shtruar në kirurgjinë torarkale.
“Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, dje me një urdhër nga prokuroria e Prishtinës, është vënë në mbajtje prej 48 orëve. Për momentin ai ndodhet në klinikën e qendrës universitare në Kosovë.
Pra ai është në spital, në kirurgjinë torarkale, por mbahet atje sepse menjëherë pas arrestimit të tij ka shfaqur probleme me shëndetin. Akuzat që rëndojnë mbi agim Ademin nga Prokuroria e Prishtinës, janë akuza për evazion fiskal dhe për keqpërdorim besimi. Pra bëhet fjalë për ikje nga tatimi dhe për shpërdorim besimi, dy akuza të cilat fillojnë me dënime nga gjoba deri në vite burgim”,-tha Gazetari Leart Svelça.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tentoi të korruptonte policin e doganës me 20 euro, e “pëson keq” i riu
- Borrell: Do të ndjekim nga afër zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë