I riu në Shkodër dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë, detaje nga hetimet

5 Shtator 2025 | 13:16

Vrasja e 34-vjeçarit Kristian Kola në Shkodër mbrëmjen e së enjtes dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë dhe është porositur nga të tjerë persona.

Në këtë përfundim ka arritur grupi i hetimit pas analizave të fakteve dhe provave të mbledhura në vendngjarje.

Autorët të cilët lëviznin me motor përdorën armë me silenciator për të mos tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Dyshohet se ata kanë ndjekur lëvizjet e viktimës për disa ditë me radhë deri në momentin e ekzekutimit.

Më herët, ata dyshohet se e kanë pikasur në zonën e Bardhajve, por nuk kanë arritur të veprojnë atëherë.

Ngjarja ndodhi përballë një lokali pranë zonës së Kinema ‘Republika’ në lagjen ‘Vasil Shanto’ në Shkodër, ku Kola po qëndronte me dy persona të tjerë. Sipas dëshmitarëve, autorët janë parë të qarkullojnë me motor përreth zonës, duke vëzhguar lëvizjet e viktimës. Kur dy personat që ndodheshin me Kolën u larguan, autorët përllogariten momentin e duhur për të goditur. Njëri prej tyre u ul nga motori dhe e qëlloi disa herë me pistoletë me silenciator, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, të dy u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur.

Pavarësisht hetimeve intensive, autorët ende nuk janë identifikuar. Policia po verifikon nëse është përdorur i njëjti motor në të dy rastet e ndjekjes dhe atentatit. Deri më tani, pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një atentati të porositur, ndërsa viktima nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë apo përfshirje në konflikte të njohura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, DPSHTRR: Nuk kemi lëshuar leje drejtimi për dy egjiptianët

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku humbën jetën dy shtetas egjiptianë dhe mbeti i...
08:56 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku...
08:41 | 24/07/2026

E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku 35-vjeçari, Refit Buzi ka vrarë ish-vjehrrin,...
08:25 | 24/07/2026