“Punonte në ndërtim” – Kush është i riu i vrarë në Shkodër? Gazetari jep detaje

5 Shtator 2025 | 08:33

Kristjan Kola është 34-vjeçari i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Shkodër.

Gazetari i Euronews Albania Teodor Gjerga raportoi se ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, në lagjen Vasil Shanto dhe dyshohet që autorët, të cilët kanë qenë më maska dhe kapuçë, kanë qenë duke pritur shënjestrën e tyre para se ta ekzekutonin nga një distancë e afërt.

Nga të dhënët e para, 34-vjeçari nuk rezulton person problematik dhe punonte në ndërtim bashkë me atin.

“Në një distancë shumë të afërt, kur ka qenë duke dalë nga lokali autorët e kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në gjoks disa herë duke e lënë të vdekur në vend, më pas janë larguar me një motoçikletë për të zhdukur gjurmët. Nga të dhënat që kemi nuk është person me precedentë të mëparshëm penale, ka punuar me të atin në një firmë ndërtimi dhe nuk njihet si person me rekorde kriminale. Në momentin kur ka ndodhur vrasja në lokal ka pasur edhe persona të tjerë, por autorët e kanë monitoruar deri në momentin e ekzekutimit shënjestrën e tyre”, raportoi gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, DPSHTRR: Nuk kemi lëshuar leje drejtimi për dy egjiptianët

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku humbën jetën dy shtetas egjiptianë dhe mbeti i...
08:56 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku...
08:41 | 24/07/2026

E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku 35-vjeçari, Refit Buzi ka vrarë ish-vjehrrin,...
08:25 | 24/07/2026