I riu nga Filipinet kamarier në Gjirokastër: Vend mikpritës për punonjësit dhe turistët
I riu nga Filipinet, Amenio Bulibde, prej gati një viti është punësuar në sektorin e turizmit në qytetin e Gjirokastrës. Ai punon si kamarier në bizneset turistike ndërsa e vlerëson Shqipërinë si një vend mikpritës.
“Prej 6 muajsh punoj këtu në Gjirokastër, kryesisht në bizneset turistike si kamarier. Kam ardhur në qershor të vitit të kaluar nga një shtet tjetër ku kam qenë i punësuar në turizëm dhe ndihem mjaft mirë”, thotë Amenio Bulibde.
Ai ndihet i vlerësuar në punën që bën, ndërkohë që në Gjirokastër e kanë mirëpritur dhe ka përfituar një eksperiencë profesionale të vlefshme.
“Njerëzit këtu në Shqipëri janë shumë miqësorë. Në punën time më kanë vlerësuar dhe gjatë kësaj periudhe të qëndrimit në Gjirokastër jam ndjerë i mirëpritur. Jam i kënaqur përsa i përket punësimit, marrëdhënies me njerëzit, ndërsa kam përfituar një eksperiencë profesionale të vlefshme”, thotë ai.
Për Amenion, Gjirokastra ka potencial për zhvillimin e turizmit. Falë bukurive natyrore dhe mikpritjes së banorëve, Shqipëria është një vend tërheqës për vizitorët e huaj.
“Ju jeni një vend që keni potencial dhe perspektivë të mirë për zhvillimin e turizmit. Krahas Gjirokastrës kam vizituar edhe qytete të tjera si Berati apo Saranda. Mendoj se janë vende të bukura dhe tërheqëse për turistët e huaj”, thotë Amenio Bulibde.
I riu nga Filipinet shprehet se do të dëshironte të vazhdonte të punonte dhe të qëndronte në Gjirokastër.
“Nëse më jepet mundësia, dëshiroj të qëndroj këtu në Shqipëri. Më pëlqen të vazhdoj të punoj në turizëm, është bukur të shërbesh dhe të ndihmosh njerëzit, veçanërisht turistët që vizitojnë Gjirokastrën”, thotë ai.
Zhvillimi i turizmit po bën që në bizneset lokale të Gjirokastrës të punësohen shtetas të huaj dhe profesionistë nga vende të ndryshme.
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht