I riu shqiptar zhduket në kufirin serbo-kroat, daja tregon kontaktet e fundit
Prej 10 ditësh Leo Roci nga Dibra ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Këta të fundit kanë bërë denoncim në polici. Ata janë shprehur se me 33-vjeçarin kanë kontaktuar për herë të fundit kur ka qenë në kufirin serbo-kroat.
Denoncimi në polici u bë nga daja i 33-vjeçarit, i cili shprehet se pas humbjes së kontakteve në telefonin e nipit iu përgjigj një grua serbe, e cila tha se i kishte gjetur në rrugë dokumentet dhe telefonin.
“Unë Astrit Doda i datëlindjes 09.12.1967, daja i Leo Rocit i datëlindjes 26,02,1991 dua të bëj një denoncim për nipin tim. Kam humbur kontaktet me të që më datën 21.5.2024 në orën 2:30 të natës, më ka kontaktuar, më ka thënë se jam në doganë në kufirin Serbi-Kroaci, donte që të ikte në Evropë, për emigrim. Nga kjo orë telefoni ka qenë i ndezur, i ka rënë zilja dhe sms, por nuk është përgjigjur njeri. Dje më datën 27,05,2024 në orën 10:20 telefoni është ndezur dhe është përgjigjur një femër e Serbisë dhe ajo po na bënte presion çfarë ka kërkuar ky njeri këtu.
Më pas telefonin e ka hapur një zotëri tjetër, i cili tha se personi që kishin komunikuar më herët ishte bashkëshortja e tij dhe tha se punonte në doganë si agjent doganor dhe dokumentet i kishte gjetur në rrugë.
Por telefoni gjatë ditës ka lëvizur, nuk ka ndenjur në një vend, pasi e kemi kontrolluar me anë të GPS. Dhe tani kam frikë, sepse ka ikur motra ime bashkë me nipin në kufirin Serbi-Kroaci, mos u ndodh diçka edhe këtyre”, tha ai.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë