I rrethuar nga mbështetësit, Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

3 Mars 2025 | 10:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në orën 10:12 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Ndërkohë mbështetësit e Berishës ishin mblidhur para ambienteve të SPAK-ut, ashtu siç ka ndodhur çdo herë tjetër ku e pritën dhe u përshëndetën me të.

Berisha nuk preferoi të prononcohej për gazetarët dhe u fut menjëherë brenda ambienteve të godinës së SPAK.

Berisha e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë” ndërkohë që paraqitet në SPAK dy herë në muaj, ekzaktësisht të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026