I shoqi përfitoi si investitor strategjik, avokati i PD: Xhaçkës t’i hiqet imuniteti
Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë brenda një afati kohor prej 30 ditësh, lidhur me kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, njëherësh dhe ministre e Jashtme.
Sipas demokratëve, ministrja është në konflikt të hapur interesi. Bëhet fjalë për bashkëshortin e Xhaçkës, i cili është shpallur investitor strategjik në një resort që po ndërtohet në jug të vendit.
Franc Nuri avokat i Partisë Demokratike tha në një intervistë për Euronews Albania se bashkëshorti i ministres Xhacka ka përfituar lehtësime nga shteti si investitor strategjik, çka përbën konflikt të hapur interesi me bashkëshorten e tij ministre.
“Vetë statusi investitor strategjik parashikon një listë të tërë avantazhesh, p.sh nëse toka është arë ku nuk punohet dot, shteti merr përsipër t’i japë statusin truall duke ja rritur disa fish vlerën. Janë një sërë avantazhesh kur je investitor strategjik që mundësohen nga shteti. Duke marrë statusin e investitorit strategjik, ke avantazhe në marrjen e lejeve dhe licencave, që përfitohen në kohë rekord me tarifa të reduktuara”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit