I shpallur në kërkim pasi theu masën e arrestit në shtëpi, arrestohet 42-vjeçari
Një 42 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” është arrestuar në Fier.
Ai ishte dënuar më herët për falsifikim monedhash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. Ç., 42 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim.
Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan shtetasin M. Ç.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet