I shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm emigrantësh, arrestohet 22-vjeçari

21 Korrik 2023 | 09:08

Një 22-vjeçar nga Saranda me inicialet D.N. i cili ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të ndihmonte emigrantë, që të kalonin ilegalisht kufirin, është vënë në pranga.   Ai ndihmonte emigrantët nga vendet e treta që të kalonin kufirin kundrejt pagesës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin D. N., 22 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 25”.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin qershor të vitit 2022, në aksin rrugor Skërficë-Ura e Kardhiqit, në afërsi të fshatit Çepunë, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, sapo ka vënë re se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026