I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 31-vjeçari

26 Shkurt 2023 | 09:27

31-vjeçari S. E, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar ditën e sotme në Durrës.

Policia bën me dije e se në kuadër të operacionit të koduar  “Viaggo”, u bë e mundur kapja e 31-vjeçarit, i cili po tentonte të hynte në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit.

“Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të detajuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle të detajuara dhe falë intervistimeve të thelluara, bazuar dhe në informacionet e siguruara më parë nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Viaggo”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në hyrje, në Portin e Durrësit, i shtetasit S. E., 31 vjeç, banues në Tiranë.”- njofton policia.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në muajin prill 2019, në rrugën “Lisi”, në Fushë-Mëzez, shtetasi S. E., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasve D. H. dhe Z. Q.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026