I shqetësuar për largimin e deputetëve? Basha: Jemi e vetmja alternativë
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në Euronews Albania këtë të premte, tha se grupimi që ai përfaqëson është e vetmja alternativë në përputhje me idealet e PD-së.
Basha u pyet nga gazetari Thimi Samarxhiu në lidhje me largimin e deputetëve Eralda Bano Tase dhe Kreshnik Çollaku, disa ditë pasi gjykata e Apelit i kaloi vulën e Partisë Demokratike Lulzim Bashës.
Me ironi Basha tha se nuk ka dijeni për largime deputetësh nga grupimi politik që përfaqëson dhe se ky informacion është i panevojshëm.
“Nuk kam asnjë informacion që dikush ka ikur, por kjo nuk ka rëndësi. Edhe duhet ta kuptoni që brenda Partisë Demokratike ne jemi alternativa e vetme me përputhje me idealet. Ne jemi e vetmja alternativë në Partinë Demokratike, kemi të tjerë që kanë humbur rrugën, kemi të tjerë që janë mbytur nga hipokrizia dhe këtu duhet ta kuptosh nuk bëhet për fatin e skuadrës, këtu bëhet për fatin e Shqipërisë, ajo që na bën bashkë është përkushtimi ndaj fatit të qytetarëve, ne besojmë se shqiptarët nuk meritojnë një tango tjetër mes kryeministrit dhe ish- kryeministrit ne valsin apo në muzikën kush është më pak i korruptuar dhe do ti japim Shqipërisë më të mirën. Nëse do të jetë e pamundur që ne të kemi PD nga komploti i kryeministrit me ish- kryeministrin atëherë padiskutim që do te gjejmë mënyra dhe forma të tjera. Ne jemi gati”, tha Basha.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë