I shumëkërkuar për trafik droge, arrestohet në Abu Dhabi Dritan Gjika

26 Maj 2025 | 21:02

Ministria e Brendshme e Ekuadorit ka njoftuar arrestimin e Dritan Gjikës, një 47-vjeçar shqiptar, i shumëkërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është kryer më 26 maj 2025 në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë një operacioni të përbashkët të Njësisë Kombëtare të Interpolit në Ekuador, në koordinim me homologët e tyre në Abu Dhabi, si dhe me mbështetjen e platformës ndërkombëtare PAcCTO 2.0.

“Dritan Gjika, udhëheqësi i mafies shqiptare në Ekuador, u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një operacion të ndërmarrë nga Interpol Ekuador, në koordinim me homologët në Abu Dabi dhe me mbështetjen e programit PAcCTO 2.0, u bë e mundur kapja për qëllim ekstradimi e Dritan Gjikës, i akuzuar për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Ekuadorit.

Gjika, i cili mban dy njoftime të kuqe të Interpolit, ka hyrë për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me një vizë të përkohshme vizitori, sipas të dhënave të imigracionit.

Në komunikatë thuhet se ai u bë një nga burrat më të kërkuar në vend, duke udhëhequr një organizatë kriminale që operonte në Ekuador dhe Spanjë, me qëllim dërgimin e sasive të mëdha të drogës drejt vendeve të Amerikës Qendrore dhe Europës, përfshirë Holandën, Belgjikën dhe Spanjën.

Sipas autoriteteve ekuadoriane, struktura kriminale që drejtonte përfshinte një ekip të plotë menaxhimi, logjistikë dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm. Kompanitë legjitime përdoreshin për të pastruar paratë dhe për të fshehur aktivitetet tregtare e financiare të grupit.

Brenda këtij rrjeti, edhe punonjës portualë vepronin si informatorë dhe ndihmonin në manipulimin e kontejnerëve me drogë, duke përdorur metodën e njohur si “grepi i verbër”.

Më 6 shkurt 2024, pas një bastisjeje në një banesë në një zonë rezidenciale të Guayaquil, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit e identifikoi Dritan Gjikën si drejtuesin e operacioneve të mafias shqiptare në vend.

Autoritetet konfirmojnë se i arrestuari do t’u dorëzohet organeve kompetente për të nisur procedurat e ekstradimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026