“I thirrën djalin në SPAK”, Balla: Ja pse Berisha tensionoi situatën në Kuvend
Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës plenare që u zhvillua ditën e sotme në Kuvend ku pati dhe debate.
Balla tha se Kreu i PD-së Sali Berisha e tensionua pasi pak më parë i thirrën djalin Shkëlzen Berisha në SPAK.
Ai tha se do bëjnë kërkesë që të merren masa të larta disiplinore për ata që pengojnë zhvillimin normal të seancave plenare.
“Së pari situata sot e krijuar e Kuvendit lidhet me një çështje tjetër, atë të thirrjes nga SPAK të Shkëlzen Berisha. U gjendëm para shkeljeve të rënda të rregullores së Kuvendit nga Berisha dhe deputetë të tjerë. Duhet që sekretariati për rregulloren dhe procedurat të mblidhet urgjentisht dhe të shqyrtojë kërkesën që ne do të depozitojmë për marrjen e një mase më të lartë disiplinore të të gjithë deputetëve që pengojnë zhvillimin normal të seancës së Kuvendit. Seanca e sotshme ishte e rëndësishme, për pakon e madhe të mbështetjes. Seanca u bllokua se ata duan të heqin vëmendjen nga 21 janari”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, do vijoj të jem pjesë e PS
“Prostesta të mos përdoret nga eurodeputetët”, Iljazaj: Moment historik për të demokratizuar…
“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:00 Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, do vijoj të jem pjesë e PS