I vendosi lëndë plasëse një biznesi në Fushë Krujë, identifikohet autori

7 Mars 2025 | 09:25

Policia e Krujës ka zbardhet autorësinë e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë, të ndodhur 2 ditë më parë. Kristian Caka, 26 vjeç është shpallur në kërkim si autori i dyshuar i kësaj ngjarje.

Nisur nga hetimet e policisë, pasi shtetasi me iniciale D. M. njoftoi se gjatë natës së datës 05.03.2025, në murin rrethues të dyqanit të tij, në Fushë Krujë, kishte shpërthyer lëndë plasëse, që kishte shkaktuar dëme të vogla materiale, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, Kristian Caka, 26 vjeç, banues në Krujë.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar automjetin me të cilin autori lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Në vijim të veprimeve procedurale, 26-vjeçari u shpall në kërkim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërkohë po punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026