Rama mbledh sot qeverinë dhe kryesinë e PS-së, zbardhet axhenda
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 14:00 qeverinë, kryesinë e Partisë Socialiste dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim të rëndësishëm që do të mbahet në Pallatin e Brigadave.
Një nga temat kryesore të diskutimeve do të jetë strategjia e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, me fokus sigurimin e një mandati të katërt për Partinë Socialiste. Gjithashtu, çështja e votës së diasporës do të jetë një nga pikat kyçe të axhendës.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë regjistruar 365,166 kërkesa nga emigrantët shqiptarë për të votuar nga jashtë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpunuar mbi 234 mijë prej tyre. Aktualisht, mbeten ende 18 mijë kërkesa në proces shqyrtimi. Bazuar në pjesëmarrjen në zgjedhjet e fundit, pritet që diaspora të përbëjë rreth 15% të totalit të votuesve në 11 maj.
Një tjetër çështje kyçe që do të diskutohet në mbledhjen e sotme është finalizimi i listave të kandidatëve për 12 qarqet, të cilat duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda datës 12 mars. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve do të jenë edhe pikat kryesore të programit elektoral të Partisë Socialiste.
Takimi i sotëm do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pritet të përcaktojë linjat kryesore të strategjisë elektorale të PS-së për zgjedhjet e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës