I vodhi çantat e dorës me para dy shtetasve, arrestohet i mituri në Shkodër
Një i mitur 14-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi dyshohet se i ka vjedhur dy shtetasve çantat e dorës, ku ata mbanin shuma parash.
Në njoftimin e saj, policia bën të ditur se është sekuestruar një pjesë e parave të vjedhura dhe një monopatinë me të cilën lëvizte autori, të cilën dyshohet se e kishte blerë me paratë e vjedhura.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 600 euro dhe një monopatinë me të cilën lëvizte 14-vjeçari, të cilën dyshohet se e kishte blerë me paratë e vjedhura”, thuhet në njoftim.
14-vjeçari dyshohet se më datë 08.04.2026, në oborrin e Spitalit Rajonal Shkodër, i ka vjedhur shtetasit E. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë, çantën e dorës, ku ai mbante një shumë parash.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se më datë 13.03.2026, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, i ka vjedhur shtetases M. T., 45 vjeçe, banuese në Shkodër, çantën e dorës, ku ajo mbante një shumë parash.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta