I vuri flakën pjesës së tij por dogji 4 dynim tokë arë, arrestohet 51-vjeçari
Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës për veprën penale të zjarrvënies së qëllimshme. Sipas policisë personi i ndaluar në flagrancë, ndezi zjarr në tokën pronësi të tij, për të djegur mbetjet e bimëve të grurit, por si pasojë u dogjën dhe 4 dynym tokë arë të tjera.
“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte ndezur një zjarr në tokën pronësi të tij, në fshatin Manati, është bërë i mundur neutralizimi i flakëve, si dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit D. Ll., 51 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë.
51-vjeçari dogji një sipërfaqe prej 4 dynymësh tokë arë, në pronësi të tij, si pasojë e ndezjes së një zjarri për të djegur mbetjet e bimëve të grurit.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- U gjet e vdekur poshtë urës, dyshohet se vajza në Durrës është abuzuar seksualisht
- Dogji 30 hektarë me vreshta, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim personi që e “punësoi”
- 67-vjeçari godet me grusht efektivin brenda komisariatit, arrestohet në flagrancë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë