I zbathur dhe i rrethuar nga forcat Renea, momenti kur Marklen Haka arrestohet

6 Shtator 2024 | 16:54

Euronews Albania ka siguruar pamjet e arrestimit të shumëkërkuarit Marklen Haka. Personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore duket në video teksa ecën pa këpucë dhe i rrethuar nga forcat Renea.

Ai është arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar në Nikël pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit Revanshi.

Haka është cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe tendencë në krimet kundër personit, jetës dhe pronës.

Marklen Haka, alias Marklen Aliu i biri i Lutfi dhe i Lutfije, i datëlindjes 04.04.1991, lindur në Krujë dhe banues në lagjen e Hakave është i dyshuar për veprat penale të: 31.1. “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në qtetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal. 31.2.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal. 31.3.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe municionit”, ne bashkëpunim ne formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026