I zbulohen doza kokaine gati për shitje dhe municion, në pranga 48-vjeçari në Tiranë
Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi dyshohet se shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesën e tij.
Gjatë një kontrolli në një banesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 sekuestruan si prova materiale lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një armë të ftohtë dhe municion luftarak.
Arrestimi i 48 vjeçarit A. B., u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza penale, përfshirë “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Njoftimi i policisë
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit.
Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s