I zhdukur prej disa ditësh, djali i Lil Jon gjendet i pajetë në një pellg

7 Shkurt 2026 | 12:44

Reperi amerikan Lil Jon ka konfirmuar vdekjen e djalit të tij 27-vjeçar, Nathan Smith, pas disa ditësh kërkimesh nga autoritetet në shtetin e Georgia-s.

Në një deklaratë të përbashkët me nënën e Nathanit, Nicole Smith, artisti shprehu dhimbjen e thellë për humbjen tragjike.

“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar për humbjen e djalit tonë, Nathan Smith. Unë dhe nëna e tij jemi të shkatërruar”, thuhej në deklaratë.

Lil Jon e përshkroi të birin si një të ri jashtëzakonisht të talentuar, producent muzikor, artist dhe inxhinier zëri, i diplomuar në Universitetin e Nju Jorkut (NYU). Ai falënderoi gjithashtu familjarët, miqtë dhe autoritetet për mbështetjen dhe përpjekjet për ta gjetur gjatë ditëve të fundit.

Nathan Smith ishte raportuar i zhdukur më 3 shkurt në zonën e Baldwin Drive, në Milton, Georgia. Sipas Departamentit të Policisë së Miltonit, ai ishte larguar nga banesa e tij në rrethana të pazakonta dhe ishte parë për herë të fundit rreth orës 6 të mëngjesit, pa telefon me vete.

Pas disa ditësh kërkimesh intensive, autoritetet zgjeruan zonën e operacionit duke përfshirë një pellg në Parkun Mayfield, pranë banesës së tij. Më 6 shkurt, rreth orës 11:53, zhytësit e Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Cherokee nxorën një trup nga pellgu, i cili besohet të jetë ai i Nathan Smith, në pritje të konfirmimit zyrtar nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Fulton.

Policia ka bërë të ditur se deri tani nuk ka indicie për ndonjë akt kriminal, megjithatë hetimet do të vijojnë deri në përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të vdekjes.

Nathan Smith, i njohur artistikisht si DJ Young Slade, po ndërtonte karrierën e tij në muzikë. Ai publikoi këngën “Feels” në vitin 2025 dhe ishte shfaqur edhe në emisionin “Family Legacy” të MTV-së, ku foli për jetën si djali i Lil Jon dhe përpjekjet për të ndërtuar identitetin e tij artistik.

Lil Jon, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Smith, ndan Nathanin me ish-bashkëshorten e tij, Nicole Smith. Familja ka kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe zie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026