Identifikohet autori i plagosjes në Durrës, qëlloi 36-vjeçarin me fëmijët në makinë

31 Maj 2025 | 11:15

Nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme të datës 30 maj teksa u plagos një 36-vjeçar me armë zjarri në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth” në Durrës, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar dhe shpallja në kërkim e tij.

Sipas hetimeve të kryera, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si shtetasi Kid Kazazi 30 vjeç, banues në Kavajë.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme kur autori i dyshuar Kid Kazazi lëvizte me automjetin tip “Ford Focus”, gjatë një manovre parakalimi, ka qëlluar me armë zjarri, të dyshuar pistoletë, drejt automjetit tip “Lancia” ku udhëtonte Arbër Goreja 36 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e të shtënave, Goreja ka mbetur i plagosur, ndërkaq bëhet me dije se me të në automjet ishin edhe dy të mitur 14 dhe 15 vjeç, të cilët nuk kanë pësuar lëndime.

Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, Arbër Goreja ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të Kid Kazazit i cili ka pësuar dëmtime fizike por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e motiveve të plota të saj.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026