Identifikohet urdhëruesi i vrasjes së Behar Sofisë
SPAK ka firmosur një tjetër urdhër arrest për një tjetër të dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë, 1 vit më parë në Tiranë. Jemin Sheraj dyshohet si urdhërues i krimit të rëndë.
Sheraj është shpallur në kërkim nga policia që ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.
I dyshuari shfaqet në kamerat e sigurisë në një tavolinë me të arrestuarin tjetër Skënder Vathi.
Vrasja e Behar Sofisë u zbulua pasi autori dyshuar Ernejt Shyti hoqi rrobat që përdori në vrasje dhe i fshehu në afërsi të liqenit.
Pasi u arrestua në Mal të Zi Shyti vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë.
“Në orën 08:38 shtetasi Jemin Sheraj duket se i jep diçka në dukje letër shtetasit të dyshuar Skënder Vathi i cili largohet nga lokali. Është bërë paraqitja për njohje nga ana e shtetasit Ernejt Shyti të personave që ai njeh me emrin “Daja” dhe personi i cili i ka dhënë foton e viktimës. Gjatë zhvillimit të paraqitjes për njohje ky shtetas ka njohur menjëherë shtetasit Leonardo Xhixha si personi me të cilin ka komunikuar në telefon dhe i ka dhënë foton e viktimës, si dhe shtetasin Skënder Vathi të njohur si “Daja” i cili ka qenë i angazhuar me vëzhgimin e viktimës”, lexohet në dosjen e vrasjes së ndodhur pranë Urës së Lanës, në Rrugën e Elbasanit 1 vit më parë, të siguruar nga Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë